E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare, heroi i Lacios: Më përqafuan të gjithë

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Ka qenë ai heroi i Lacios ditën e djeshme. Pas ndeshjes në Kupën e Italisë, Igli Tare është rikthyer sërish protagonist, duke shënuar një gol deciziv për skuadrën e tij në sfidën e vështirë ndaj Palermos. Dukej gjithcka e përfunduar, vendasit udhëhiqnin 2-1 deri në minutën e 80-të, atëherë kur shtatlarti shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës. Tare është futur në fushë në minutën e 55-të në vend të Makinuas, në një moment që ndeshja ishte 2-0 për sicilianët. Simplicio dhe Amauri patën realizuar për vendasit, që menduan se ndeshja kishte mbaruar. Por, Firmani në të 59-tën dhe Tare 10 minuta para përfundimit, bënë që Lacio të conte në shtëpi një pikë. Madje shumë të vuajtur, duke qenë se skuadra e Delio Rosit e mbylli ndeshjen me 9 vetë. Teksa Palermo mund të kishte mbyllur ndeshjen nëse Amauri nuk do të bgabonte një penallti. Tare Për të ishte goli i parë pas dy vjetësh pa shënuar në Serinë A, por natyrisht një nga më të rëndësishmit. Në minutën e 80-të, kur dukej se fitorja e Palermos ishte siguruar, De Silvestri ka dhënë një asist perfekt dhe Igli Tare ka arritur ta dërgojë topin në portën e Arjaldit me të majtën. "Për mua ishte si një clirim pas gjithë kësaj periudhe të vështirë. E prisja që të shënoja një gol të rëndësishëm dhe më mirë se kaq nuk mund të shkonte", tha Tare për "Gazetën Shqiptare" nëpërmjet telefonit. Natyrisht që raporti i tij me trajneri Delio Rosi nuk është nga më të mirët, megjithatë urimet më të vecanta Tare i ka marrë nga shokët e skuadrës. "M'u bë shumë qejfi që skuadra arriti të merrte një pikë nga kjo ndeshje shumë e vështirë. Për mua ishte shumë e rëndësishme kur shkova në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë më përqafuan dhe më uruan. Ka qenë një clirim i vërtetë", u shpreh më tej Igli Tare, pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›