E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani shprehet optimist për të ardhmen e Ronaldinjos dhe Shevçenkos tek Milani

Milano (Start)- Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, shprehet mjaft optmist për vazhdimësinë e Ronaldinjos dhe Shevçenkos tek Milani.

Ylli brazilian mbërriti në Milano pas një forme jo të mirë të trashëguar nga Barcelona. Shumë hije dyshimi u ngritën për brazilian, ku shumë mendonin se lavdia e lojtarit kishte perënduar. Por Galiani aktualisht është duke shijuar formën e mirë që po kalon lojtari i tij, dhe shprehet se Ronaldinjo me Milanin ka një kontratë 3-vjeçare për të shpalosur vlerat e tij.

Situatë e ngjashme ndodhej edhe me Shevçenkon, i cili pësoi një ulje drastike në karrierë gjatë aktivizimit të tij në rradhët e Çelsit. Futbollisti u rikthye në Milano për të gjetur formën e tij të dikurshme, por aktualisht nuk ka treguar gjë nga repertori i tij. Megjithatë, Galiani shprehet optimist duke deklaruar: “Është duke bërë shumë, dhe jemi mëse të bindur për një rikthim të madh të Shevës në futbollin tonë”.

Galiani është shprehur edhe për dëmtimin e Nestës, duke deklaruar se rikuperimi i tij do të ndiqet deri në fund. Ai është shprehur dhe për Senderosin, të cilin e ka cilësuar si të fortë dhe me një të ardhme të madhe.

Në fund ai komentoi edhe deklaratën e tij drejtuar trajnerit Ançeloti për akuzën ndaj gjyqtarëve, duke thënë se ajo ishte vetëm linja që ndjek klubi për të mos përfolur gjyqtarët e takimeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›