Reali eleminohet në kupë nga modestët e Real Unionit
Madrid (Start)- Reali përjeton një tjetër moment të vështirë, pasi eleminohet në “Kupën e Mbretit” nga modestët e Real Unionit. Fitorja 4-3 e madrilenëve nuk ka thyer dot rezultatin e ndeshjes së parë të fituar nga Real Unioni 3-2.
Madrilenët e gjejnë veten dy herë në disavantazh, por kapiteni Raul barazon po aq herë shifrat. Për të vënë në gjumë madrilenët do të duhej një gol i lojtarit të ri Bueno, dhe një tjetër gol i kapitenit Raul.
Rezultati 4-2 i dha më tepër seç duhej siguri kampionëve të Spanjës, dhe në minutën e fundit të takimit pësojnë golin e tretë, gol që i eleminon ata nga ky turne.