E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano rrezikon seriozisht përfaqësuesen e Brazilit

Sulmuesi Adriano po i largohet gjithnjë e më shumë edhe përfaqësueses braziliane. Këtë fakt e konfirmon vetë trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, i cili deklaron se “Perandori” duhet të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushë.

“Adriano duhet të rigjejë entuziazmin për të luajtur para se gjithash. Ai e ka humbur këtë gjë. Do jetë shumë e vështirë që të veshë fanellën e Brazilit për Kupën e Konfederatave. Duhet të presim dhe të shpresojmë ta shohim sa më shpejt në fushë”, deklaron Karlos Dunga.

Trajneri brazilian nuk jep sinjale pozitive as për sulmuesin e Juventusit, Amauri, për të cilin shprehet: “Ai duhet të aktivizohet sistematikisht me Juventusin, gjë që nuk po e bën prej kohësh”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›