Ronaldo bëhet sërish protagonist me Korinthiasin
Morumbi - Ronaldo bëhet edhe një herë protagonist i skuadrës së Korinthiasit. Fenomeni arriti të zhvillojë një lojë të mrekullueshme në përballjen me San Paolon, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 2-1.
Megjithëse nuk shënoi asnjë gol, Ronaldo ishte protagonist në të dyja rrjetat e shënuara. Fillimisht dha një pasim perfekt për Jorge Henrique në rastin e shënimit të golit të parë. Edhe në golin e dytë Ronaldo u bë protagonist me një tjeter pasim.
Korinthiasi me këtë fitore arriti të shkojë në finalen pauliste, ku përballë do të ketë skuadrën e Santosit, e cila eliminoi Palmeirasin.