E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Adriatikut, Withers: Anëtarësimi në NATO, faqe e re

Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers u shpreh në konferencën e zhvilluar në Tiranë me temë "Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor" se edhe pak javë kanë mbetur kur Shqipëria do të pritet si anëtare me të drejta të plota në aleancën më të madhe ushtarake në botë, që sipas diplomatit amerikan, do të hapë një faqe të re për Ballkanin. Gjithashtu ambasadori amerikan Uithers nuk ka harruar ti kujtojë qeverisë shqiptare që të ndërmarrë reforma me hapa më të shpejtë, në drejtim të përmbushjes së standardeve. Sipas Withers, "Adriatik 3", është model i bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, ndërsa anëtarësimi në NATO, do të zgjerojë më tej këtë bashkëpunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›