Keshilli i Larte i Drejtesise vendos shkarkon Neritan Tabaku

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin nga Durrësi, Neritan Tabaku. Gjatë ditës së sotme KLD shqyrtoi sot mbi masën disiplinore të Neritan Tabaku. Gjyqtari nga Durrësi akuzohet se ka liruar nga burgu Ilir Xhakjan, vrasësin e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj. Në këtë seancë, u paraqit vetëm avokati mbrojtës, pasi Tabaku ka refuzuar të jetë pjesë e këtij procesi.