E Hënë, 2 Nëntor 2026

Basha gjen zgjidhje per strehimin e banoreve greviste Eljona Ballhysa

Kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha ka gjetur zgjidhjen per strehimin e banoreve te nxjerre jashte nga zyrtaret e Permbarimit per shkak se jetonin ne banesat e ish-pronareve. Keta banore te rruges “Margarita Tutulani”, ndodhen greve urie prej disa ditesh, dhe eshte dashur takimi i tyre me kryetarin e Bashkise se Tiranes qe te nxjerre ata nga greva. Ka qene vete kryebashkiaku Basha ai i cili gjate dites se djeshme ka vizituar keta banore duke iu ofruar atyre mundesine e strehimit ne banesa me qera. Sipas Bashes qirane do ta mbuloje Bashkia nepermjet donatoreve te ndryshem derisa keto familje te aplikojne dhe te perfitojne strehim ne nje prej tre skemave te strehimit qe ofron Bashkia e Tiranes. Basha eshte shprehur se bashkia do u mundesoje sistemimin e menjehershem ne banesa me qira, derisa te kete mundesi t’i sistemoje, me 3 programet per strehim: banesat sociale, kredite e buta ose bonusi i qerase qe ofron Bashkia e Tiranes. “Ne do te mundesojme nje periudhe tranzicioni ne banesa me qira, te mara persiper nga Bashkia e Tiranes me ndihme donatoresh, sepse vete nuk kemi mundesi ligjore te drejtperdrejta. Do ta perdorim kete periudhe tranzitore 3-4 mujore, per te pare cili nga tre programet qe ne ligjerisht disponojme dhe qe te mundesoje nje zgjidhje edhe afatgjate, qofte banesa sociale, qofte kredi kur mund ta perballoje apo bonus qeraje, ne rast se dy te parat nuk mund te funksionojne. Nese vendimi i Permbarimit nuk permbush kushtet ligjore, cka u pretendua nga banoret, por qe une nuk kam mundesi ta them tani, do ta verifikoj 24 oret e ardhshme, atehere nuk ngelet gje tjeter, vecse te rikthehen ne gjendjen e meparshme. Ne te kundert, shpresoj dhe besoj se oferta ime si qytetar me ndjeshmeri po dhe si kryetar i Bashkise, me nje mundesi per te ndihmuar qofte edhe jo brenda tagrit ligjor, te pranohet”, - theksoi kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha gjate bashkebisedimit te djeshem me keta banore. Banoret e ketyre apartamenteve qe u perkasin ish-pronareve dhe me vendim te permbarimit ata duhet te largohen, kane rene dakord me propozimin e kreut te Bashkise se Tiranes duke pranuar qe t’i japin fund greves se urise se filluar prej disa ditesh.

14 familje prej disa ditesh ne greve

Mes nje situate te tensionuar dhe te dhunshme, permbaruesi privat ka nxjerre disa dite me pare jashte nje godine rreth 14 familje, te cilat nuk kane pranuar per asnje moment qe te braktisin banesat e tyre. Por, situata eshte paraqitur teper e dhunshme, pas konfliktit mes banoreve dhe permbaruesit privat, gje qe u pasua me kater persona te lenduar. Per kete situate ka reaguar edhe Dhoma Kombetare e Permbaruesve gjyqesore private, e cila u ka bere thirrje qytetareve, institucioneve shteterore e private dhe forcave politike qe te mos pengojne zbatimin e vendimeve gjyqesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›