Komiteti politik ne mbeshtetje te TAP-it, Hoffmann: Rrit shanset per te qene fitues
“Ne besojme se komiteti politik, do t’i rrise me tej shanset e projektit TAP per t’u zgjedhur nga Shah Deniz ne qershor te ketij viti”. Keshtu e ka komentuar ngritjen e kesaj strukture te re, Michael Hoffmann, drejtor i Ceshtjeve te Jashtme, mbi projektin e gazsjellesit Trans-Adriatik. Duke iu referuar posacerisht ngritjes se komitetit politik prej tre vendeve te perfshira ne kete projekt, Shqiperi, Itali dhe Greqi, me synimin e mbeshtetjes se projektit TAP, Hoffmann, shtoi se gjithashtu, ai do te mbroje zbatimin e suksesshem te projektit ne vijimesine e tij. "Ne jemi shume te kenaqur te pranojme mbeshtetjen solide mbi projektin TAP te vendeve mikpritese”, tha me tej zyrtari i larte i projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik. Kujtojme nderkaq, se ky komitet trepalesh, do te operoje ne baze te marreveshjes se bashkepunimit mes tre vendeve Shqiperi, Itali dhe Greqi per gazsjellesin TAP, e nenshkruar qe me 13 shkurt te ketij viti.