E Shtunë, 31 Tetor 2026

Advocaat bisedon me Rusinë

Dick Advocaat është në bisedime për të zëvendësuar bashkëkombësin holandez, Guus Hiddink si selektor i Rusisë, një ditë pasi Belgjika njoftoi për dorëheqjen e tij nga ekipi Kombëtar.

“Nuk mendoj se do të ishte korrekte nga ana ime të jap komente derisa të sqarohen detajet e kontratës me Federatën rusë por më duhet të pranoj se interesimi është nder i madh për mua” tha Advocaat. “Të shohim se çka do të ndodh”, shtoi ai. Advocaat mori drejtimin e Belgjikës në tetor të vitit të kaluar por u tërhoq pas vetëm shtatë muajve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›