E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore i lumtur në Palermo

Mesfushori i Palermos, Javier Pastore ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga klubi. Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka konfirmuar interesimin nga gjiganti i Premierligës, Chelsea për yllin e ri argjentinas, i cili megjithatë ka shprehur vendosmërinë e tij të mbetet në Renzo Barbera.

“Kam nënshkruar kontratë për pesë vjet dhe jam shumë i lumtur të mbetem këtu sepse Palermo është qytet i bukur dhe më bënë të ndihem mirë. Mendoj vetëm për Palermon dhe Liga e Kampionëve do të jetë arsye për qëndrim” tha Pastore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›