E Shtunë, 31 Tetor 2026

Advocaat ne zyren e kryeministrit rus, Putin

Zyrtari i larte i Kremlinit, i cili eshte nje perkrahes i teknikut holandez, ka pritur te shtunen ne Moske trajnerin e kampioneve te vendit, pas ndeshjes kunder Lokomotives.

Trajneri i Zenitit te Shen Peterburgut, Dick Advocaat eshte nderuar me nje vizite te vecante ne zyren e kryeministrit rus, Vladimir Putin.

Zyrtari i larte i Kremlinit, i cili eshte nje perkrahes i teknikut holandez, ka pritur te shtunen ne Moske trajnerin e kampioneve te vendit, pas ndeshjes kunder Lokomotives. Ne kete takim, Putin mendohet se i ka kerkuar teknikut holandez te qendroje tek Zenit, pasi ne muajin nentor atij i skadon kontrata.

Por kjo nuk eshte konfirmuar plotesisht. “Doni te dini se cfare me tha? Nuk kam per t’ua thene. Jam i autorizuar te them se kryeministri e ndjek futbollin me shume vemendje dhe qe prej kohes kur ka marre frenat e vendit, nuk ben me tifo per nje klub te vetem. Nuk di cfare do bej ne te ardhmen, por e sigurt eshte qe vendimi im nuk do te varet nga ecuria ne Champions League. Nje hap te madh e kemi hedhur, pasi me pare nuk mendohej se nje skuader si Real Madrid do te shkelte ne stadiumin tone”, theksoi Advocaat, arkitekti i Zenitit qe fitoi Kupen UEFA dhe Superkupen Europiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›