E Shtunë, 31 Tetor 2026

Everton, Pienar arrestohet per dhune

Lojtari i skuadres se Everton eshte ndaluar nga forcat e rendit me akuzen e dhunimit te nje femre.

Steven Pienaar gjendet ne telashe me policine britanike te qytetit te Liverpool. Lojtari i skuadres se Everton eshte ndaluar nga forcat e rendit me akuzen e dhunimit te nje femre.

Policia eshte njoftuar diten e diele ne mengjes pas denoncimit te nje femre, e cila tha se u sulmua ne apartamentin e saj ne “Sefton Park”. Mesfushori 26 vjecar nga Afrika e Jugut, i cili luan qe prej vitit 2007 ne radhet e skuadres britanike, eshte paraqitur vete ne rajonin e policise ku iu njoftua arrestimi dhe iu vune prangat.

Me pas ai u lirua pasi pagoi shumen e caktuar, por ne dem te tij do hapet nje proces gjyqesor dhe nese rezulton fajtor ai rrezikon hekurat e burgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›