Obama lejon shpimet pranë bregdetit
Presidenti amerikan, Barack Obama shpalosi planet për të zgjeruar kërkimet e naftës dhe gazit në zonat pranë bregdetit, duke i dhënë fund një ligji 20 vjeçar që i ndalon eksplorime të tilla në bregdetin e Atlantikut jugor.
Obama e quajti vendimin e tij pjesë të një strategjie më të gjerë për të ulur varësinë amerikane nga nafta e huaj duke shtuar përdorimin e karburanteve të vendit dhe nxitur energjinë e pastër.
Por veprimtarët e mjedisit thonë se ky është një hap prapa për një president, i cili bëri fushatë me premtimin për një ekonomi të gjelbër.
Plani për t'ia nënshtruar eksplorimeve për naftë dhe gaz pjesë të mëdha të bregdetit jugor dhe lindor përfaqëson një ndryshim me rëndësi në politikën energjetike të SHBA-së.
Presidenti Obama tha se ky nuk ishte një vendim i lehtë.
"Me pak fjalë, duke pasur parasysh nevojat tona për energji, për të ruajtur rritjen ekonomike, për të krijuar vende pune dhe për të ruajtur forcën konkurruese të bizneseve tona, ne do të duhet të shfrytëzojmë burimet tradicionale të lëndës djegëse edhe pse jemi duke punuar për burime të reja energjie të ripërtërishme këtu në vend", theksoi Obama.