E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Jonas, në histori të Championsit

Nëse nuk do të kujtohet për kualitetin e tij, të paktën ka se me çka të mburret në jetë. Sulmuesi i Valencias, Jonas, të martën mbrëma, në ndeshje me Bayer Leverkusen, në Grupin E të Ligës së Kampionëve, e ka shënuar golin e dytë më të shpejtë në histori të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti brazilian e shënoi golin e parë të ndeshjes pas vetëm 10.50 sekondash, duke i lënë të gjithë gojëhapur. Gabimi katastrofal i portierit të ekipit gjerman, Bernd Leno, ia mundësoi atij që ta shënojë golin e dytë më të shpejtë në histori të këtij kompeticioni, vetëm 0,48 sekonda prapa golit të sulmuesit të Bayern Munich, Roy Makaay, që shënonte ndaj Real Madridit, në vitin 2007.

10 golat më të shpejtë në Ligën e Kampionëve

1. Roy Makaay (Bayern M.) -10.02 sekonda

2. Jonas (Valencia) -10.50

3. Gilberto Silva (Arsenal) -20.07

4. Del Piero (Juventus) -20.12

5. Clarence Seedorf (Milan) -21.06

6. Alexandre Pato (Milan) -24

7. Dejan Stankovic (Inter) -25

8. Mariano Bombardo (Willem II) -28.21

9. Alexandros Alexoudis (Panathinaikos) -28.46

10. Deco (Porto) -30.08

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›