Aeroplani i presidentit Hollande goditet nga rrufeja

Aeroplani i presidentit të ri të Francës, Fransua Hollande, është goditur nga rrufeja ndërsa ai po fluturonte për në Berlin, kështu që është detyruar të kthehet prapa.
Raportohet se më vonë, Hollande, është nisur me një aeroplan tjetër për në Berlin, dhe para pak çastesh ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Pritet që në këtë takim do të diskutohet për krizën ekonomike në Evropë. Udhëtimi tregon edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve franko-gjermane në Evropë, në një kohë tejet të trazuar.
Kancelarja Merkel gjatë fushatës mbështeti Sarkozi, mikun e saj me të cilin nënshkroi një sërë marrëveshjesh të rëndësishme për krizën ekonomike në Europë.
Pas udhëtimit në Gjermani, Presidenti i Francës do të mbledhë të enjten qeverinë, ndërsa të premten do të pritet në Washington nga presidenti amerikan, Barack Obama.