E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroplanit i shpërthen motori gjatë fluturimit

San Francisko , 2 Shtator, NOA- Ka kryer një ulje emergjente në aeroportin e San Franciskos një fluturim i Qantas, i cili o kalonte mbi oqeanin paqësor, në momentin kur i shpërtheu motori.

Avioni, një 747-400, me 230 pasagjerë në bord, u nis nga San Francisko për në Sidnej në mesnatë. Incidenti u verifikua 45 minuta pas vënies në punë të motorit numër katër të krahut të djathë.

Ky incident, është për tu theksuar se përfundoi pas asnjë incident dhe mes duartrokitjeve të pasagjerëve.

Shpërthimi i motorit ndodhi menjëherë pas manovrimit të avionit për tu ulur. Problemet e para të tij u vunë re nga pilotët vetëm 15 minuta pas nisjes.

Për të parandaluar gjithçka, komandanti i fluturimit vendosi që një pjesë të karburantit ta derdhte mbi oqean. Një masë kjo e cila nuk parandaloi dot shpërthimin e motorit, i cili u shkaktua vetëm 45 minuta pas nisjes dhe siç është bërë e ditur nga autoritetet përgjegjëse ka qenë pikërisht motori numër katër në krahun e djathtë të aeroplanit.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›