Berisha zbardh detaje të takimit me Fatos Nanon
TIRANë- Duke folur për rrugëtimin e tij të gjatë, kryeministri Sali Berisha pas kthimit nga Brukseli ku dorëzoi përgjigjet e pyetësorit për Shqipërinë, deklaroi sot në konferencën e mbajtur për shtyp se në Vjenë është takuar me “liderin historik të socialistëve”, sic e quajti ai, Fatos Nanon. Duke zbardhur detaje nga takimi, Berisha thekson se Nano ka pasur rol të rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë.
“Në Vjenë ftova liderin historik të së majtës në takim, i cili kishte disa arsye për të më takuar, nuk mund të anashkaloja pa e takuar Fatos Nanon në këtë moment historik për vendin” – deklaroi Berisha.
Sipas tij, ish.kryetari i PS, Fatos Nano ka merita të mëdha pasi themeloi një parti të re, ktheu Partinë e Punës në Partinë Socialiste. Ndërsa shtoi se gjithmonë marrëveshjet e tij me Nanon kanë qënë në të mirë të vendit.
“Lideri i opozitës ka meritat e tij që askush nuk mund t´ja mohojë. E cmoj atë pasi e ktheu Partinë e Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste, nga një parti e një njeriu, në një parti europiane, e antarësoi PS në internacionalisten Europiane. Të gjitha marrëveshjet me Nanon kanë qënë me karakter integrues, për të mirën e vendit. E vlerësoj pasi e mbajti premtimin që në rast mosfitoreje do jepte drëheqjen duke vendosur një standart në politikën shqiptare. Duke takuar Fatos Nanon kam shprehur respekt për të majtën shqiptare në të gjitha proceset integruese në vend” – sqaroi Berisha.
Ndërsa u ndal të citont se takimi mes të dyve u finalizua në një darkë, që sipas Berishës vjen pas 20 vjetësh.
“Takimi erdhi pas 20 vitesh, pas darkës së përbashkët në Trieste, mendoj se me kaq ezaurova të gjithë takimin” – përfundoi Berisha.
(m.a/BalkanWeb)