E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimet, rritet niveli i ujit, banorët frikë nga përmbytjet

SHKODER- Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentrale ka shtuar frikën e banorëve të fshatit Daragjat në Shkodër për një përmbytje të tretë të zonës.
Pavarësisht se institucionet përgjegjëse përjashtojnë mundësinë e përmbytjeve , banorët thonë se po vërejnë rritjen e nivelit të ujit i cili po u afrohet dalëngadalë banesave të tyre.

Rreth 100 banesa të fshatit Daragjat rrëzikojnë të përmbyten sërish pa u larguar ende uji i përmbytjeve të mëparshme. Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse për të forcuar argjinaturën.

“Uji po vjen me një fuqi të madhe, do të rrezikojmë për të tretën herë. Po nuk u morën masa ne jemi sërish të mbytur. ” shprehen banorët e fshatit Dragjat.

Ndërkaq, sipas informacioneve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, situata e prurjeve të ujit në HEC-et e vendit për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit, është nën kontroll.

Zv.ministri i këtij dikasteri, Leonard Beqiraj tha sot se grupet e ekspertëve vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe se "Shkarkimet e ujit do të vazhdojnë nga kaskada e Drinit sipas kritereve që përcakton rregullorja teknike duke garantuar sigurinë e këtij procesi”.
Sipas tij, me 750 metër kub ujë shkarkime, nuk ka rrezik përmbytje të zonës së nën Shkodrës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›