E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel,tritol makinës së drejtorit të HEC-it të Ulzës

Një sasi eksplozivi është vendosur në makinën e drejtorit të Hidrocentralit të Ulzës dhe për pasojë makina ka shpërthyer por fatmirësisht përveç dëmeve materriale nuk ka pasur dëme në njerëz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit ku makina e drejtori të HEC-it të Ulzës Avdi Pasha e cila ishte parkuar para shtëpisë së tij ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek banorët. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›