Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, pjesëmarrës në panairin e Berlinit
• Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të marrë pjesë në panairin e Berlinit.Në këtë mënyrë, TIA do të prezantojë arritjet e saj para një publiku botëror dhe për më tepër në panairin më të rëndësishëm evropian të industrisë së udhëtimeve. Ky aktivitet do të zhvillohet nga datat 5–9 mars 2008. Në këtë veprimtari ndërkombëtare, TIA ka gjetur një mjet të vlefshëm për promovimin e potencialeve të veta dhe për tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare drejt Shqipërisë. Viti 2007 ishte një vit tejet i suksesshëm për aeroportin në terma të numrit të pasagjerëve, të mallrave të përpunuara dhe lëvizjeve të trafikut ajror. Gjatë këtij viti përfunduan, gjithashtu, disa investimet infrastrukturore të rëndësishme, ndër të cilët me një vlerë të veçantë ishte terminali i ri i pasagjerëve. Aktualisht, 14 linja ajrore ofrojnë fluturimet e veta drejt dhe prej TIA-s, duke lidhur kryeqytetin shqiptar të Tiranës me 29 vendmbërritje të ndryshme. “Viti i kaluar e pa Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës të vendosë standarde të reja për transportin ajror në Shqipëri në drejtim të cilësisë së shërbimeve dhe numrit të njerëzve që përdorin aeroportin. Përurimi i terminalit të ri dhe rritja galopante në numrin e pasagjerëve, transportin e mallrave dhe lëvizjet e trafikut ajror kanë qenë arritjet tona për vitin 2007. Dhe tani është një kënaqësi për ne të promovojmë këto arritje të TIA-s në një ngjarje kaq të njohur sa ITB Berlin”, tha Andrea Gebbeken, drejtoreshë e përgjithshme ekzekutive e TIA-s.