E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNDP 3.4 milionë dollarë për mjedisin

• Qeveria shqiptare dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara nënshkruan dy projekte të reja për të trajtuar pikat e nxehta mjedisore në Shqipëri.Projekti “Identifikimi dhe vendosja sipas prioriteteve të pikave të nxehta në Shqipëri”, parashikon identifikimin dhe vlerësimin e plotë të pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri. Projekti financohet nga qeveria holandeze me një buxhet 1.299.686 USD. Ndërsa përmes projektit “Forcimi i kapaciteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor për të zbutur problemet mjedisore me anë të rehabilitimit të pikave të nxehta me prioritet të lartë”, i cili është pjesë e një programi rajonal me një vlerë totale rreth 15 milionë USD, synohet rehabilitimi i stacionit hekurudhor të Bajzës pranë liqenit të Shkodrës, ku janë magazinuar pesticide të skaduara dhe kimikate industriale. Buxheti i akorduar për Shqipërinë është 2.118.840 USD. Projektet janë nënshkruar nga Gulden Turkoz-Cosslett, Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri dhe ministri shqiptar i Mjedisit, Lufter Xhuveli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›