E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rritja e çmimit të karburanteve, Lati: Qeveria të marrë në konsideratë rekomandimet e 2016-ës

Rritja e menjëhershme e çmimeve të karburanteve në vend dikton nevojën e një hetimi të thelluar nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. Në një intervistë për RTSH-në ish kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati Milo sqaron se ky institucion bën monitorime të vazhdueshme në tregun e karburanteve.

Lati shton se krahas ndërhyrjes që mund të bëjë konkurrenca, ana tjetër e medaljes i takon qeverisë, e cila duhet të marrë në konsideratë rekomandimet që dalin nga autoriteti pas çdo hetimi.

Në vitin 2015, pas mbylljes së një hetimi të thelluar në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve Komisioni i Konkurrencës i adresoi qeverisë 4 rekomandime për të ndihmuar në kontrollin e abuzimit në treg duke dëmtuar konsumatorin fundor. Por asnjë prej këtyre rekomandimeve nuk është marrë ende në konsideratë.

Ndërkohë çdo vit, Autoriteti i Konkurrencës bën monitorime të vazhdueshme në tregun e karburanteve. Por hetimi i fundit i thelluar në këtë treg pas 2015 është ai i këtij fillim viti, që u mbyll pa gjetur shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, sikurse çdo hetim tjetër.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›