Meta nga Berati: Pa viza brenda vitit, PS po na demton
BERAT- Zv kryeministri njëkohësisht ministër i Jashtëm Ilir Meta deklaron se qeveria ka punuar shume sa i përket plotësimit të kushteve, dhe se shqiptarët do të lëvizin lirshëm në BE brenda këtij viti.
“Është bërë një revolucion i vërtetë në plotësimin e kushteve dhe të standardeve për të fituar procesin e liberalizimit të vizave. Është një punë voluminoze, dhe vlerësim konkret që ka treguar qartë vullnetin e kësaj qeverie dhe të vullnetit tonë që brenda këtij viti te gjithe shqiptarët te udhetojne pa viza brenda vendeve Shengen."
Në një takim të zhvilluar me anëtarë të LSI, në qytetin e 1 mijë e një dritareve kryetari Ilir Meta i bëri thirrje opozitës të respektojë institucionet dhe se me qëndrimet e saj po dëmton imazhin e vendit.
Meta, i shoqeruar dhe nga deputetet Nasip Naco dhe Lefter Koka, garantoi mbështetësit e LSI se partia e tij ishte gati për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshmëm.
(s.g/balkanWeb)