Aeroporti i Rinasit, fluks udhëtarësh në ditët e para të vitit të ri
Fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në vendet ku jetojnë është mjaft i lartë edhe në aeroportin e Rinasit. Vetëm tre ditët e para të vitit 2010 nga ky aeroport janë larguar 7099 shtetas ndërkohë që kanë hyrë 4585 shtetas duke e çuar në total fluksin për këto tre ditë në 11684 shtetas që përmes aeroportit të Rinasit kanë bërë hyrje dalje në vendin tonë.
Me qëllim ecurinë positive të këtij procesi, komisariati i policisë kufitare dhe migracionit, po punohet me kapacitet të plotë në të gjithë aeroportin dhe janë shtuar kontrollorët në gabinat e daljes nga katër në shtatë të tillë.
Po sipas kësaj drejtorie fluksi pritet të vazhdojë deri na datën 10 janar, madje ditët më të vështira priten në vijim.
Në këto kushte pritet që edhe siguria në aeroportin e rinasit të rritet duke rritur edhe kontrollorët dhe mbarëvajtjen e këtij procesi pa incidente.