Nje grua ne dite, historia 35 vjecare e aktorit Warren Beetty
LOS ANXHELOS- As më pak se as më shumë por 12 775 janë femrat që aktori i njohur hollivudian Warren Beatty ka bërë për vete në një periudhë prej 35 vitesh të jetës së tij prej beqari. Të dhënat janë zbuluar në një libër biograf “Star: How Warren Beatty Seduced America” (Yjet, si Warren Beatty joshi Amerikën). Nga një përllogaritje e vogël matematikore e autorit të librit Peter Biskind i takon një femër në ditë. Mësohet se vetë Beatty, aktualisht 72 vjecar i ka treguar autorit të librit mbi performancat ndër vite nën carcafë që kur kishte humbur virxhërinë në moshën 20 vjecare.Mes emrave të të dashurave të tij figurojnë emrat e Julie Christie, Joan Collins, Natalie Wood, Diane Keaton, Jane Fonda dhe Janice Dickinson, pa harruar Madonën me të cilën pati një marrëdhënie.Aktori arriti të gjente stabilitet vetëm Annette Bening me të cilën u martua në mars 1992.(s.g/BalkanWeb)