E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jay-Z, reperi nuk ka frikë nga mosha

Ylli i muzikës hip-hop, Jay-Z, thotë se ai nuk është i shqetësuar për moshën, pasi karriera e tij shkon shumë mirë. Reperi, albumi i të cilit “Blueprint 3” kryeson në top listat në Amerikë, duke i dhënë numër rekord albumesh numër një, më shumë se çdo solo artist tjetër, mbushi 40 vjet këtë muaj dhe thotë se kjo është “fantastike”. “Ndihem mrekullueshëm për moshën 40-vjeçare, jam në një vend të shkëlqyeshëm, kam një album fantastik, numri im i 11-të në pozitën e parë që mposhti Elvis-in, ndaj ndihem si mbret i popit”, ka thënë këngëtari. Jay-Z është i martuar me këngëtaren bukuroshe Bejonse Knolis, e cila po ashtu po përjeton një moment kulminant në karrirën e saj si soliste.

4 Janar 2000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›