Përmbytjet, KESH rrit shkarkimet, niveli i ujit ne Fierze bie 32 cm
TIRANE- KESH ka rritur nivelin e shkarkimeve të ujit në kaskadën e lumit Drin. Burime nga kjo kaskadë bëjnë të ditur se nga liqeni i Fierzës po shkarkohen 440 metër kub ujë në sek, në Koman, 500 metra kub ujë në sekond dhe në Vaun e Dejës 700 metra kub ujë në sekond. Në përpjekje për të normalizuar situatën hidrike Koorporata ka cuar në nivelet rekord të 27. 2 milionë kv orë në ditë prodhimin e energjisë. Energjia e prodhuar nga hidrocentralet jo vetëm që plotëson kërkesat në vend por një sasi e konsiderueshme po eksportohet.Aktualisht shiten 11. 5 milionë kilovat/orë energji. Drejtuesit e KESH thonë se eksporti do të vazhdojë në këto nivele deri në fund të muajit.Shkarkimet e ujit dhe prodhimi në nivelet rekord ka ulur me 32 centimetra nivelin e ujitnë Fierzë. Në këtë liqen niveli i ujit ka arritur në 292. 9 metra nga 291 metra që është kuota e lejuar për këtë periudhë të vitit.(s.g/BalkanWeb)