Aeroporti i Tiranës, vendet ku lejohet dhe nuk lejohet të kryhen fluturimet
English Version subscribers only
Tiranë, 17 Prill NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka publikuar listën e vendeve ku ndalohet përkohësisht kryerja e fluturimeve për shkak të hirit vullkanik që ka përfshirë hapësirën ajrore evropiane.
TIA konfirmoi për agjencinë NOA se për ditën e sotme, e shtunë, më 17 prill 2010, janë pezulluar fluturimet direkte për në Londër (Angli), Budapest (Hungari), Vjenë (Austri), Mynih, Shtutgard, (Gjermani) Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, (Itali), Frankurt, (Gjermani) Ljubljanë, (Slloveni) Rimini, Genova, Torino (Itali) dhe Prishtinë (Kosovë).
Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës.
Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet e planifikuara për në Romë, (Itali) Athinë, (Greqi) Bari, (Itali) Stamboll (Turqi) kanë operuar normalisht nga TIA.
Pasagjerët që kanë fluturime tranzit këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
Tirana International Airport thotë se në rast të anulimeve të fluturimeve të tjera, do ti mbajë pasagjerët e informuar.
e.r/NOA
Ndiqni më shumë: Kaos ajror ose 11 Shtator në Evropë (VIDEO)