Aeroporti i Rinasit pezullon tre fluturime, shkak Vullkani në Islandë
Sipas njoftimeve nga Aeroporti i Tiranës sot janë pezulluar fluturimet në e linjave ajrore për në Itali, Gjermani dhe Austri. Vendimi për pezullimin e fluturimeve ka ardhur nga drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).Dje në një njoftim zyrtar TIA bëri të ditur pezullimin e fluturimeve direkt për në Londër dhe Budapest. Anulimi erdhi për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës. Vazhdon edhe më tej pezullimi i fluturimeve nga aeroportet evropiane, duke nxitur autoritetet që të shtojnë oraret e trenave për të siguruar në këtë mënyrë lëvizjen normale të qytetarëve. Kjo pasi, edhe në këtë fundjavë pasagjerët duhet të përgatiten për pengesa të shumta të trafikut ajror në hapësirën evropiane, për shkak të reve të hirit nga vullkani që shpërtheu në Islandë. Nga ana e tij, kontrolli i trafikut ajror në Gjermani i ka mbyllur të 16 aeroportet ndërkombëtare në vend deri të paktën këtë të shtunë në orën 14. E njëjta gjë vlen edhe për Italinë veriore, ky mëse 6 milionë pasagjerë kanë anulluar fluturimet e tyre. Ndërkaq, vazhdon të qëndrojë i paralizuar qendra më e rëndësishme e transportit ajror në Evropë, aeroporti i Londrës, Heathrou. Kurse në Islandë vullkani vazhdon të nxjerrë re gjigande avulli dhe hiri e sipas metereologëve në Rekjavik, nuk shihet që aktivitetet e vullkanit të pakësohen.
Last Updated on E Shtune, 17 Prill 2010 20:14