Ujësjellësi ndërpret lidhjet e paligjshme në 80 lavazhe, gjoba subjekteve
Kjo për shkak se kanë shfrytëzuar ujin e pijshëm për biznesin e tyre duke cënuar në këtë mënyrë furnizimin me ujë të pijshëm rregullisht të qytetarëve. Ndërprerja e lidhjeve te paligjshme dhe investimet që pritet të bëhen në prag të verës, do të përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me ujë të Tiranës gjatë stinës së thatë të verës, tha drejtori i shitjeve pranë Ujësjellësit, Ilirian Shkëmbi i cili kryesonte aksionin e sotëm. Nga 200 lavazhe që punojnë në Tiranë, deri tani, ujësjellësi ka shkëputur nga rrjeti 80 prej tyre.
Pavarësisht vënies së gjobave, punonjësit e ujësjellësit deklarojnë se nga bizneset është tentuar ndërhyrja ne tubacionet e ujit. Eliminimi i humbjeve në rrjet është një nga sfidat personale te drejtorit të ri Sahit Dollapi. Madje ai ka premtuar përmirësim të dukshëm të furnizimit me ujë në Tirane, produkt qe nga 1 marsi kryeqytetasit e paguajnë me dyfishin e çmimit. Çmimi i ri është 33 lekë për metër kub nga 20 që ka qenë deri tani. Rritja e çmimit të ujit ka shkaktuar irritimin e banorëve. Qytetarët thonë se, me çmimet e reja ata nuk kanë mundësi ekonomike ta paguajnë ujin që prej disa vitesh u faturohet edhe më tepër nga ndërmarrja. Por po ashtu në shumë zona të kryeqytetit edhe furnizimi me ujë nuk është i rregullt.