E Diel, 1 Nëntor 2026

Afatet dhe kriteret e pranimit për tre programet

22/12/2009  Çelen aplikimet për “Master i nivelit të dytë” në “Studime evropiane”
Dorëzimi o dosjes së aplikimit do të pranohet deri më 9 janar 2010
Një tjetër cikël aplikimesh për studimet “Master të nivelit të dytë” do të çelet pranë Universitetit të Tiranës. Konkretisht bëhet fjalë për “Master i nivelit të dytë” në “Studime evropiane”, organizuar nga Instituti i Studimeve Evropiane të UT-së në profilet: “Legjislacioni dhe institucionet evropiane”, “Politika dhe qeverisja në Evropë” si dhe në programin “Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE-së”. Tashmë janë përcaktuar edhe kriteret e pranimit. Kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e këtyre programeve duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: të kenë diplomë universitare të nivelit të dytë ose një diplomë të lëshuar nga një universitet jashtë vendit (ekuivalentuar nga MASH) në një nga fushat: shkenca sociale, jurisprudencë, ekonomi, histori, filologji. Gjithashtu duhet të ketë notë mesatare të studimeve universitare 8 e lart; të zotërojnë gjuhën angleze, preferohet zotërimi edhe i një tjetër gjuhe perëndimore, si dhe të jenë të rekomanduar nga dy persona që i njohin aftësitë akademike, profesionale dhe kërkimore të kandidatit. Njëri nga rekomanduesit duhet të zotërojë një titull ose gradë shkencore të një institucioni të arsimit të lartë. Në dosje duhet dorëzuar edhe leja për vazhdimin e studimeve nga titullari i institucionit ku punojnë (në qoftë se janë të punësuar). Dokumentacioni i pranimit duhet të përfshijë formularin e plotësuar të aplikimit, certifikatë lindjeje me fotografi ose fotokopje e noterizuar e letërnjoftimit elektronik, biografi profesionale, fotokopje e noterizuar e diplomës universitare e shoqëruar me listën e notave, fotokopje e noterizuar e diplomave ose e certifikatave të kurseve të kryera për kualifikime të ndryshme pasuniversitare si dhe fotokopjen dëshmisë së zotërimit të gjuhës angleze (dëshmi e provimit e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, TOEFL ose Cambridge IELTS, CPE, CAE). Dokumente të tjera të nevojshme janë edhe lista e botimeve e shoqëruar me fotokopje të kopertinave të botimeve ose të abstrakteve të tyre, dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi, leja nga titullari i institucionit për ndjekjen e studimeve pasuniversitare, tri fotografi me format pasaporte. Kërkohet edhe fletëpagesa e taksës së regjistrimit për konkurrim; tarifa e regjistrimit është 2500 lekë e detyrueshme për të gjithë aplikantët. Të gjitha aplikimet që mund të jenë paraqitur para kësaj date konsiderohen të vlefshme pas rikonfirmimit të tyre nëpërmjet vërtetimit të lëshuar nga sekretaria e institutit. Aplikimet dorëzohen në adresën: Instituti i Studimeve Evropiane kati 1, Fakulteti i Histori-Filologjisë, dhe mbyllen në datën 9.01.2010.
Kriteret e pranimit
Kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e këtyre programeve duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: të kenë diplomë universitare të nivelit të dytë ose një diplomë të lëshuar nga një universitet jashtë vendit (ekuivalentuar nga MASH) në një nga fushat: shkenca sociale, jurisprudencë, ekonomi, histori, filologji. Gjithashtu duhet të ketë notë mesatare të studimeve universitare 8 e lart; të zotërojnë gjuhën angleze, preferohet zotërimi edhe i një tjetër gjuhe perëndimore, si dhe të jenë të rekomanduar nga dy persona që i njohin aftësitë akademike, profesionale dhe kërkimore të kandidatit. Njëri nga rekomanduesit duhet të zotërojë një titull ose gradë shkencore të një institucioni të arsimit të lartë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›