Afati per gjykimin e ceshtjes te jete 1 vit

Nderkombetaret kerkojne zgjatjen e afatit per gjykimin e ceshtjes
Nderkombetaret kerkojne zgjatjen e afatit per gjykimin e ceshtjes nga 90 dite ne 1 vit. Ne nenin 15 pika 2 i draftit fillestar thuhet se afati i gjykimi eshte 90 dite ne rastet kur akti administrativ nuk tregon qarte per te drejten dhe afatin e padise. Mbi kete nen eshte kerkuar qe afati te jete nje vit ne rastin kur akti administrativ nuk jep udhezime te qarta per te drejten afatin dhe adresen ku paraqitet padia.
Sipas sugjerimit ne rastin e mosparaqitjes se padise brenda nje viti per arsye se udhezimet ne aktin administrativ nuk japin informacion te sakte per te drejten e padise padia paraqitet edhe mbas nje viti por brenda 30 diteve nga data kur paditesi ka marre dijeni per ekzistencen e te drejtes se padise dhe vetem kur paditesi jep shpjegime te besueshme per keto rrethana ne padine e tij. Ky ndryshim arsyetohet nga OSBE EURALIUS Millenium challenge corporation dhe USAID se nentedhjete dite nuk eshte nje afat i gjate vecanerisht kur gabimet nuk mund te zbulohen nga te painformuarit qe ne fillim mund te mos kene perfaqesim ligjor.
Sipas tyre nje afat prej nje viti modelohet sipas Nenit 51 te Ligjit te Gjykatave Administrative Gjermane dhe pervoja praktike tregon qe kjo ka dhene rezultate te mira. Vetem duke prezantuar afate te gjata kohore palet mund te mbrohen kundrejt trajtimit neglizhent te organeve administrative. Nese nje organ administrativ eshte i ndergjegjshem qe aktet e tij mund te revokohen edhe pas nje viti ne gjykate ai do ta arsyetoje ate si duhet per te siguruar me kujdes qe udhezimet qe i kane bashkangjitur aktit administrativ ne lidhje me mundesine e ngritjes se padise te jene te plota dhe te sakta sqarojne nderkombetaret mbi ndryshimet ne nenin 15 pika 2 per Gjykaten Administrative.