E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa nga sugjerimet e nderkombetareve per Gjykaten Administrative

Neni 5 pika 2
Pervec kritereve te pergjithshme te percaktuara ne ligjin Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise pervoja e gjyqtarit ne Gjykaten Administrative te shkalles se pare apo ne seksionin administrativ te Gjykates se shkalles se pare ne 5 vitet e fundit perpara hyrjes se ketij ligji ne fuqi perben perparesi te kandidatit ne emerimin e tij si gjyqtar ne Gjykaten Administrative te apelit. Rregulla me te hollesishme per kriterin e perparesise se pervojes percaktohen me vendim te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Neni 10 pika 1
Gjykata Administrative e shkalles se pare gjykon si rregull me trup gjykues te perbere nga tre gjyqtare. Ne rastet kur ceshtja faktikisht ose ligjerisht nuk ka karakter kompleks vetem me vendim unanim te te tre gjyqtareve dhe me pelqimin e paleve ne gjykim ceshtja gjykohet vetem nga gjyqtari kryesues. Ky vendim mund te merret deri sa nuk eshte dhene vendimi per shqyrtimin e provave. Vendimi i marre me unanimitet per kete ceshtje nuk mund te ankimohet dhe nuk perben shkak per prishjen e vendimit perfundimtar nga gjykatat me te larta.
Nese me vone ceshtja perben nje rast specifik themelor te rendesishem apo ngre pyetje ligjore apo faktike te veshtira gjyqtari kryesues mbasi ka degjuar palet ne gjykim mund te vendose qe ceshtja te shqyrtohet nga trupi gjykues me tre gjyqtare. Ne kete rast ceshtja nuk mund te gjykohet perseri nga nje gjyqtar i vetem. Vendimi i marre per ta kthyer ceshtjen ne trup gjykues nuk mund te ankimohet dhe nuk perben shkak per prishjen e vendimit perfundimtar nga gjykatat me te larta. Mbas marrjes se vendimit per gjykimin e ceshtjes me trup gjykues me tre gjyqtare te gjitha afatet fillojne nga e para.

Neni 15 pika 2
Afati i mesiperm eshte nje vit ne rastin kur akti administrativ nuk jep udhezime te qarta per te drejten afatin dhe adresen ku paraqitet padia.
Ne rastin e mosparaqitjes se padise brenda nje viti per arsye se udhezimet ne aktin administrativ nuk japin informacion te sakte per te drejten e padise padia paraqitet edhe mbas nje viti por brenda 30 diteve nga data kur paditesi ka marre dijeni per ekzistencen e te drejtes se padise dhe vetem kur paditesi jep shpjegime te besueshme per keto rrethana ne padine e tij.

Neni 49 pika 1
Gjykatat Administrative fillojne funksionimin e tyre gjashte muaj pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji.
eshtjet administrative qe jane ne gjykim ne gjykatat e shkalles se pare dhe te apelit deri ne daten e fillimit te funksionimit te gjykatave administrative do te perfundohen nga keto gjykata dhe sipas rregullave te Kodit te Procedures Civile per gjykimet administrative.
a eshtjet e reja administrative ose ato qe jane ne gjykim ne gjykatat e shkalles se pare dhe te apelit perfundohen nga keto gjykata sipas rregullave te Kodit te Procedures Civile per gjykimet administrative derisa gjykatat administrative te deklarohen funksionale me nje akt te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Neni 49 pika 2
b eshtjet administrative qe kane filluar te gjykohen nga gjykatat e zakonshme te shkalles se pare perpara se Keshilli i Larte i Drejtesise te kete deklaruar fillimin e funksionimit te gjykatave administrative ankimohen ne gjykatat e zakonshme te apelit. eshtjet qe jane ne gjykim ne gjykatat e shkalles se pare kur Gjykatat Administrative deklarohen funksionale mund te perfundohen ne sistemin e zakonshem gjyqesor ku jane duke u shqyrtuar. Pas deklarimit keto ceshtje shqyrtohen nga gjykatat administrative.
c Brenda nje viti nga deklarimi i Gjykatave Administrative si funksionale prej Keshillit te Larte te Drejtesise ceshtjet administrative qe jane duke u gjykuar ne gjykatat e zakonshme te shkalles se pare mund te terhiqen prej paditesve te cilet pavaresisht afateve te tjera te parashikuar ne kete ligj mund te ngrene nje padi te re ne Gjykaten administrative te shkalles se pare brenda 30 ditesh nga terheqja e padise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›