Vetevritet me automatik pas divorcit me gruan

Mahmud Daci 45 vjec u gjet menjehere pas ngjarjes nga te afermit e tij ndersa prej kohesh ishte ne depresion
TIRANE- Vetevritet me automatik ne katin e dyte te shtepise 45- vjecari ne Bathore pas divorcit me gruan. Mahmud Daci 45 vjec banues ne Bathore i dha fund jetes se tij dje paradite duke u vetevrare me automatik ne katin e dyte te shtepise se tij ndersa ne katin e pare te shtepise ndodheshin femijet e tij si dhe bashkeshortja. Viktima sipas burimeve te policise ka marre nje plage me arme zjarri ne koke dhe ka mbetur i vdekur ne vend. Perpjekjet e te afermeve te tij si dhe pjesetareve te tjere te familjes per te ndihmuar te afermin e tyre qene te pasuksesshme pasi plaga e marre ne koke nga viktima ishte teper e rende dhe nuk jepte asnje shprese per jete.
Menjehere ne vendin e ngjarjes mberriten forca te shumta policie per te nisur hetimin dhe zbardhjen e sakte te rrethanave te ngjarjes dhe shkakut te vdekjes. Nga vezhgimi paraprak ekspertet dhe hetuesit kane krijuar dyshimin se ngjarja ishte nje vetevrasje nisur nga fakti se aty prane ndodhej arma me te cilen ishte kryer ngjarja si dhe rrethana te tjera. Hetuesit dhe ekspertet kriminaliste kane vene re se viktima kishte nje plage ne koke si dhe aty prane nje gezhoje plumbi qe mendohet se i perket armes nga e cila ishte kryer qitja.
Nga deshmite e marra policia ka mesuar se femijet dhe te afermit e viktimes kane qene ne katin e pare te shtepise kur ne katin e dyte Mahmud Daci i dha fund jetes se tij duke kryer vetevrasje. Pas deshmive te mbledhura dhe keqyrjes se vendit te ngjarjes trupi i viktimes u dergua ne morg per autopsi ku mjeket ligjore konfirmuan se vdekja e 45 -vjecarit kishte ardhur nga plumbi i marre ne koke nga qitja e kryer me armen e zjarrit automatik Kallashnikov. Hetimet e kryera nga specialistet e policise kane zbardhur faktin se shkak per ngjarjen ishte bere divorci qe Daci kishte me bashkeshorten e tij. Po ashtu te afermit e viktimes i pohuan policise se prej kohesh i vetevrari kishte pasur shqetesime psikologjike dhe depresive nga situata e krijuar.