BSH aktivitet për mbrojtjen e burimeve natyrore

Aktiviteti i BSH-së me nxënsit
Banka e Shqipërisë organizoi sot një aktivitet edukues nën moton Ekonomia e gjelbër. A të përfshin edhe ty?.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i brezit të ri që natyra është në themel të jetës dhe mbrojtja mjedisore, ndër të tjera, është një prej parakushteve për rritjen afatgjatë ekonomike.
Guvernatori Fullani u shpreh se, aktiviteti i sotëm i dedikohet rëndësisë së ekonomisë së gjelbër, ku çdo qytetar mund të japë kontributin e tij duke kursyer burimet natyrore, nëpërmjet përdorimit efecient të tyre.
Nxënësit që morën pjesë në këtë aktivitet u njohën me një shumëllojshmëri materialesh me karakter sensibilizues, edukativ dhe artistik të mbështetura mbi parimin e të mësuarit përmes argëtimit.
Në këtë aktivitet u ekspozuan disa punë artistike të nxënësve të Liceut Artistik në Tiranë dhe studentëve të Universitetit të Arteve, të cilat ishin krijuar me materiale të ricikluara.
Ky është viti i parë që Banka e Shqipërisë organizon aktivitete ndërgjegjësues mbi mjedisin, të cilat do të shoqërohen edhe me ndjekjen e politikave institucionale që mbështesin mbrojtjen e mjedisit, si për shembull riciklimi i pajisjeve elektronike, plastikës dhe letrës, të cilat përdoren konsiderueshëm nga punonjësit e saj. /E.Lata/