Afellay mungon për pesë javë

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 17:00
Mesfushori i Barcelonës, Ibrahim Afellay ka tërhequr një muskul në kofshën e tij të majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushës deri në pesë javë, ka njoftuar kampioni i Evropës.
Reprezentuesi holandez u dëmtua në humbjen 2-1 në miqësore nga Manchester United të shtunën, por do të mbetet më ekipin që vazhdon turneun në SHBA.
Afellay do të mungojë në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit më 14 dhe 17 gusht. Sezoni i ri në La Liga fillon në fundjavën e 20-21 gushtit.