Merkato e nxehte. Jepen miliona euro per futbollistet

Merkato e futbollit europian ka hyrë në muajin e fundit të saj, ndërsa skuadrat kanë nisur ofensivën e tyre për të mbyllur tratativat me disa prej yjeve në qarkullim. Një prej tyre është Cesc Fabregas, rreth të cilit bëhet një betejë e ashpër mes Milanit dhe Barcelonës.
Kampionët e Spanjës dhe të Europës interesohen prej kohësh për kapitenin e Arsenalit, por në tratativa ka hyrë fuqishëm Milani. Mesfushori 24-vjecar identifikohet si goditja e madhe e premtuar në fund të sezonit nga drejtuesit milanist, që tani duket se kanë konkretizuar objektivin e tyre në merkato.Sipas mediave angleze Milani ka dorëzuar në klubin londinez një ofertë prej 40 milionë euro për të marrë shërbimet e Cesc Fabregas. Kjo shifër ka tunduar Arsenalin dhe trajnerin e tij, Arsene Venger, që deri tani ka ruajtur me vështirësi futbollistin e tij, nga këmbëngulja e Barcelonës. Por 40 milionë janë shumë dhe transferimi i mesfushorit spanjoll në Seria A nuk është vetëm një ëndërr.
Jo vetëm Milani, pasi edhe rivalët e përjetshëm të Interit po lëvizin bindshëm në merkato. Klubi zikaltër është shumë pranë blerjes së sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez, madje mediat italiane janë të bindura se ky operacion do të zyrtarizohet menjëherë pas Superkupës, që do të zhvillohet më 6 gusht. Duke qëndruar te zërat e merkatos, Inter duhet të paguajë rreth 25 milionë për të patur shërbimin e sulmuesit argjentinas.
Nertan Prifti