Afer dhe larg Dajtit
Mali i Dajtit, ikona turistike e kryeqytetit është shumë i vështirë për tu vizituar.
Peisazhi malor ndodhet shumë pranë Tiranës por njëkohësisht edhe shumë larg tij. Shkak për këtë është bërë rruga.
Një nga rrugët më të frekuentuara në të gjithë vendin, sidomos në fundjavë prej vitesh qëndron e katandisur në këtë gjendje.
Gropat e stërmëdha dhe të thella shtohen ashtu si ndërtimet e reja në këtë zonë të kryeqytetit.
E ndërsa pallatet shumëkatësh janë në garë kush e prek më shumë qiellin, drejtuesit e komunës duket se nuk e ulin asnjëherë kokën poshtë.
Ata që kanë vënë dorë në këtë rrugë janë vetëm shirat dhe makinat e lehta e të rënda. Ky problem ka vite që i shqetëson drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët e megjithatë as para fushtave as gjatë dhe as pas fushatave kryqëzimi për në dajt ka mbetur problem I pazgjidhur infrastrukturor.
E kushdo që pyet “ Një kafe në Dajt? Përgjigja është : “E pamundur”.