E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia merr mbeshtetjen e Shqiperise per anetaresim ne NATO

Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë për anëtarësimin e plotë në Aleancën e NATO-s.

Deklarata është bërë nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, gjatë një takimi me shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Maqedonisë, gjeneralmajor Gorancho Koteski.

Gjenneralmajor Koteski ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë, ku është takuar me ministrin Imami dhe shefin e përgjithshëm të Forcave të armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Gjatë takimit është diskutuar për nivelin e lartë të bashkëpunimit mes forcave të armatosura.

Ministri Imami ka vlerësuar përpjekjet që po bën Maqedonia për t’u anëtarësuar në NATO dhe se Shqipëria po e mbështet këtë nisëm deri në anëtarësimin e plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›