E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita Dreshaj premton: Nuk do të pozoj kurrë nudo

Axhenda e mbushur me kontrata të majme nuk e ka penguar modelen malazeze për të pushojë disa në bregdetin e Shqipërisë, duke i qëndruar pranë të dashurit të saj Shpat Kasapit

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në pasarelat më të njohura të botës dhe kontratave të majme modelja malazeze tregon se limitet e saj të ekspozimit shkojnë gjer te bikini: “As për gjithë arin e botës nuk do të pozoja nudo, edhe pse është pjesë e punës sime dhe kontratat mund të jenë joshëse. Për këtë jam shumë e sigurt sepse e njoh mirë veten time. Jo se kam ndonjë gjë kundër tyre, por unë vetë i kam disa parime”, shpjegon Afërdita Dreshaj.  Mbas një sërë projektesh ambicioze, që e kthyen modelen një nga imazhet më të kërkuara jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por edhe më gjerë, ajo i ka thënë Stop! për disa ditë sfilatave për të qenë përkrah të dashurit të saj Shpat Kasapit. Mbasi ka pushuar për disa ditë në bregdetin e Shqipërisë, e sheh duke pirë kafe në një ndër lokalet e bllokut. Me një veshje sportive, e ke të vështirë ta besosh se ke përballë bukuroshen që ka pushtuar kopertinat e revistave më prestigjioze dhe ka shkelur në pasarelat më të rëndësishme. Por, për çudinë e të gjithëve ajo është një vajzë tejet e thjeshtë, që shëtit nëpër rrugët e bllokut, duke shijuar “vogëlsirat e jetës”, një luks duke pasur parasysh profesionin e saj. Një shpjegim më i qartë vjen nga vetë Afërdita: “Në Tiranë kam qejf të dal e të shijoj jetën e paradites sa më  thjeshtë, ndërsa në Amerikë, jeta që unë bëj është shumë e ngarkuar, pasi që në mëngjes filloj një aktivitet të ngarkuar me casting, sfilita. Kështu që edhe fundjavat në Durrës, apo Ulqin, më japin një sadisfaksion të madh”. Meqë jemi te gjërat e vogla, bukuroshja malazeze nuk gjen të “ngopur”... “Gjatë spektaklit të “Miss Shqipërisë 2007”, ku isha pjesëmarrëse, zbulova moltot me qershi dhe sa kam zbritur në Tiranë kam ngrënë aq shumë sa nuk ngopem”, rrëfen Afërdita. Edhe pse ka një profesion që ushqimi i tepruar është një temë e ndaluar, për të nuk është një problem. Një gjë të tillë e pohojnë edhe më mirë linjat e saj perfektë, që vlejnë mijëra dollarë. Shumë joshëse është edhe kontrata e saj më e fundit plot 40 mijë euro, ku Dreshaj do të qëndrojë për tre muaj. Në datën 31 gusht ajo niste drejt Athinës ku ka lidhur kontratë me një nga agjencitë më prestigjioze. Pas Athinës e pret Japonia me të tjera kontrata për firma të mëdha veshjesh e produktesh kozmetike, për të vijuar në Gjermani. “Më vjen mirë që jam kaq e angazhuar me punë, sepse asnjëherë nuk kam dashur që ta shpenzoj kohën time në mënyrë të padobishme. Ja kam dalë mbanë që të kem kontrata pune të majme, të jem e kënaqur me punën që bëj dhe kaq”, shpjegon bukuroshja. Angazhimi me punë i Afërditës këtë vit, do ta gjejë modelen “të mbytur në projekte”. Përpos pagesave të majme, asgjë nuk ia ka larguar vëmendjen nga romanca e saj me Shpat Kasapin. Madje një nga arsyet që ndodhet në Tiranë është se axhenda e të dashurit është pikërisht Tirana. Lidhur lidhjen e tyre ajo rrëfen: “Marrëdhënia jonë shkon “vaj”. Edhe pse jemi larg mundohemi të gjejmë hapësira për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Mjafton që të jem afër Shpatit dhe çdo gjë merr tjetër pamje. Një tjetër pikë që forcon raportin tonë është edhe profesioni ynë duke qenë se kemi punë gjithnjë në lëvizje dhe arrijmë të kuptohemi”. Për sa i takon thashetheme, Afërdita shprehet indiferente pasi tashmë i është regjur lëkura me histori të sajuara; “Thashethemet nuk më bezdisin më, -shprehet ajo- pasi përpiqem të shoh anën tjetër të medaljes, të qenit në qendër të vëmendjes”. Afërdita numëron shumë sfilata të zhvilluara nëpër shtete të ndryshme të botës, ish imazhi i makinës “Ferrari”, për të vijuar me një tjetër markë luksoze të makinave italiane siç është “Lamborghini”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›