E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan: 60 të vrarë dhe 70 të plagosur nga dy shpërthime

Policia në Pakistan tha se dy shpërthime vranë të paktën 60 persona pranë depos kryesore të armëve në vend. Të paktën 70 të tjerë u plagosën nga shpërthimet.

Autoritetet thanë se dy sulmuesit hodhën veten në erë në të njëjtën kohë pranë ndërtesës sot, ndërsa punëtorët po ktheheshin në shtëpi. Kompleksi i mbrojtur mirë ndodhet në qytetin Wah, rreth 35 kilometra në perëndim të Islamabadit.

Menjëherë pas shpërthimit, ushtarët rrethuan zonën dhe nuk lejuan aty gazetarët. Kompleksi është i përbërë nga dhjetra fabrika ku punësohen rreth 25 mijë vetë.

Talebanët në Pakistan morrën përgjegjësinë për sulmit. Një zëdhënës i tyre u tha gazetarëve se sulmi ishte hakmarrje ndaj sulmeve ajrore suhtarake në rajonin fisnor Bajaur.     (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›