E Diel, 1 Nëntor 2026

Aferdita Sharxhi Po na prishen hartat albanologjike

Koleksioni

Nje nga problemet e ngritura gjate Konferences Kombetare te Bibliotekonomise ishte edhe ruajtja e hartave albanologjike. Specialistja Aferdita Sharxhi ia ka dedikuar kumtesen e saj pikerisht ketij shqetesimi. Duke e quajtur pasuri te rralle koleksionin e hartografise Sharxhi ka kujtuar se hartat jane deshmi e ekzistences se kombit tone dhe dokumente historike me vlere per studiuesit e historise. Sharxhi i eshte referuar procesit te nisur te rikatalogimit te hartave per te vene ne pah rrezikun qe u kanoset. Ne kushtet e sotme te nje shoqerie te hapur te informacionit te automatizuar dhe te digjitalizuar te rritjes se kerkesave intelektuale e hulumtuese te perdoruesve lind nevoja e ripunimit dhe e katalogimit te automatizuar te koleksionit te hartave albanologjike. Kete ripunim e ben te domosdoshem edhe katalogimi shume i vjeter dhe ne kohe te ndryshme i ketij koleksioni. Skedat e katalogut tradicional jane teper te vjetra dhe me mangesi e pasaktesi te shumta ne pershkrimin bibliografik te fushave te caktuara. Ne biblioteka te ndryshme te botes dokumentet e rralla dhe me vlere jane te pajisura me kartela personale permes te cilave bibliotekaret evidentojne dhe regjistrojne elemente qe kane te bejne me qendrueshmerine me lidhjen dhe me restaurimin e tyre. Kjo menyre te punuari parandalon dhe shmang degradimin e dokumenteve bibliotekare ne pergjithesi e atyre te rralla ne vecanti. Ne bibliotekat tona ende nuk funksionon nje praktike e tille. Gjithcka i lihet spontanitetit. Ne biblioteken tone hartat pergjithesisht jane ne nje kopje. Duke u sherbyer perdoruesve kopjen e vetme ne origjinal mundesia per demtim eshte e madhe prandaj duhet gjetur menyra e krijimit te kopjeve te tyre ne perdorim ka theksuar Sharxhi. Sipas saj mjaft harta perfshire edhe botime te shekujve XVI-XVIII jane demtuar nga keqvendosja e tyre ne mungese te hapesirave mungesa e kartelave per te evidentuar gjendjen e hartave mungesa e bashkepunimit mes sektoreve perkates qe merren me ruajtjen dhe restaurimin e tyre si dhe mungesa e materialeve per restaurim. E ardhmja sipas Sharxhiut mbetet dixhitalizimi dhe hedhja e imazheve kompjuterike ne internet por si gjithmone puna e pare per tu bere eshte sigurimi i mjeteve financiare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›