E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet e shpetimit ne perfundim te tunelit drejt minatoreve te ngujuar

Zelanda e Re

Ekipet e shpetimit ne Zelanden e Re jane duke perfunduar shpimin e nje tuneli nentokesor ne minieren ku 29 minatore konsiderohen te humbur qe nga e premtja pas nje shperthimi nen toke. Tuneli i gjere vetem 15 centimetra ka arritur thellesine 135 metra por i duhen dhe 27 centimetra per te arritur deri ne vendin ku besohet se kane mbetur te ngujuar minatoret. Ekipet e shpetimit duan te kontrollojne per gazra dhe te degjojne per shenja jete. Ne minieren Pike River ne Ishullin Jugor do te dergohet dhe nje robot. Kryeministri John Key tha se ekziston cdo gjase qe minatoret te jene ende gjalle. Megjithate zyrtaret e kane pranuar se po marrin masa per cdo eventualitet duke perfshire edhe humbjen e jeteve. Ekipet e shpetimit thone se edhe pse jane optimiste per gjetjen e minatoreve po pergatiten edhe per skenarin me te keq. Tani ne jemi ne fazen e hartimit te nje plani kerkimi dhe shpetimi ne shkalle te gjere dhe po i studiojme te gjitha mundesite tha zedhenesi i policise Gary Knowles. Mbetemi optimiste mendjehapur por po bejme plane per te gjithe skenaret dhe pjese e ketij procesi eshte dhe planifikimi ne rastin se nen toke mund te kete pasur dhe humbje jetesh shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›