Aurel Plasari Librat po i hedhim pertoke
Ne te pestin vit te organizimit i ka takuar Aurel Plasarit si drejtor i Bibliotekes Kombetare te mbaje fjalen e hapjes se Konferences Kombetare te Bibliotekonomise. Duke iu referuar temes se zgjedhur pra profesionit te bibliotekonomise dhe albanologjise Plasari vuri ne dukje se eshte e rendesishme te kuptohet pse keto biblioteka kane karakter kombetar dhe tek ajo permase profesionale qe e ben nje bibliotekar shqiptar. Nje bibliotekar nuk e ben thjesht gjuha shqipe apo statusi social por e ben kultura dhe njohuria qe ka per albanologjine ne te gjitha fushat e saj ka thene Plasari. Meqenese konferencat shpesh synohet te shihen si raste ku vihen ne pah problemet Plasari perseriti dy te tilla per Biblioteken Kombetare te njohura per opinion dhe institucionet perkatese por edhe pa zgjidhje. Perdoruesit e Bibliotekes Kombetare e dine se ajo vuan prej kohesh prej dy gangrenash nga mbingarkesa e librave ne koleksione dhe ne frekuentues. Ky eshte i vetmi kryeqytet ne bote qe nuk ka nje biblioteke qyteti. Biblioteka Kombetare sherben edhe si biblioteke publike per te plotesuar nevojat e qytetit ka thene Plasari. Te njejtin shqetesim drejtori i BK-se e ngriti edhe pak kohe me pare ne ceremonine e 90-vjetorit te bibliotekes ne prani te ministrit te Kultures z. Ferdinand Xhaferaj. Specialiste dhe gazetare kaluan permes thaseve te mbushur me libra per te shkuar ne sallen ku do te mbahej ceremonia. Rastin e kesaj konference Plasari e ka shfrytezuar edhe nje here per te ngritur shqetesimin. Per sa i perket hapesirave te koleksioneve gjendja eshte e trishtueshme. Hyrjet e pervitshme vazhdojne te vihen ne toke apo ne rafte imagjinare prej me shume se 20 vjetesh. Mbingarkesa e bibliotekes ne koleksione dhe frekuentues eshte shqetesues ka theksuar Plasari. Me pare jane bere hamendesime per shtime hapesirash e per projekte te tjera qe do ti jepnin zgjidhje ketij problemi por deri me tani nuk ka asgje konkrete. Sigurisht drejtori i Bibliotekes Kombetare i ka ngritur keto probleme ne nje kontekst te ri. Po i them keto fjale ne nje moment te rendesishem kulturor dhe politik per Shqiperine kur diskutohet per ndertesa per ngritje ndertime etj. dhe shume rralle flitet per hapesiren e munguar dhe shume te domosdoshme per Biblioteken Kombetare ka perfunduar Plasari.