E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita ka kënduar moti!

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka thënë se ajo ka kënduar qysh në moshë të re dhe se nuk i honeps shumë kritikët, të cilët flasin për karrierën e saj.

Këngëtarja, e cila është edhe e fejuara e Shpat Kasapit, ka thënë në disa intervista nëpër revistat shqiptare që ajo ka kënduar qysh kur i ka pasur 12 vjet dhe se karriera e saj nuk është nisur spontanisht.

Dreshaj sapo ka realizuar një këngë të re kohëve të fundit dhe për këngën e saj është thënë se ka marrë shumë nga këngëtarja greke Ana Visi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›