Ministria e Arsimit, ristrukturim tërësor
Kompleksiteti i reformave ka përfshirë një ristrukturim tërësor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të institucioneve qendrore të varësisë, të drejtorive dhe zyrave arsimore. Reformat kanë përfshirë rikonceptim të krijimit të institucioneve të reja si Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP), të shndërrimit të Institutit të Kurrikulës dhe Trajnimi në Qendrën e Zhvillimeve Arsimore në nivele politikëbërjeje për Arsimin Parauniversitar dhe Arsimin e Lartë, publik dhe privat.
Reformën e kurrikulës në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, në një konferencë të përbashkët me Bankën Botërore, Bankën Europiane të Investimeve, Bankën për Zhvillim të Këshillit të Europës, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e vlerësoi si burimin themelor të efektivitetit të këtij sistemi. Kjo sipas tij përputhet me standardet dhe kompetencat kyçe europiane, me përshtatjen ndaj tregut të punës, me fuqizimin e teknologjisë dixhitale dhe me aftësinë e nxënësve dhe studentëve për sipërmarrje.