E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aferë e re në kabinetin e Netanyahut

Zëdhënësi kryesor i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dhënë dorëheqje, pasi që Netanyahu kritikoi këshilltarët e tij, kanë njoftuar mediet izraelite.

Kabineti i Netanyahut nuk deshi të komentojë këtë veprim.

Të dielën, shefi i kabinetit të Netanyahut, Natan Eshel dha dorëheqje, pasi që u akuzua se ka ngacmuar seksualisht një femër të punësuar në kabinet.

Më pas, Netanyahu ftoi zëdhënësin e tij, Joaz Hendelin dhe sekretarin e kabinetit, Zvi Hauser, për t’iu thënë se e ka humbur besimin në ta, ngase nuk e kanë njoftuar për aferën, por i janë drejtuar prokurorit suprem.

“Jam i dëshpëruar që nuk më keni njoftuar, se e keni fshehur lajmin për një muaj”, ka thënë Netanyahu prapa dyerve të mbyllura, duke nënvizuar se nuk mund të ndodhë që ai nga mediet të kuptojë se çfarë ndodh në kabinetin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›