E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano bëhet menaxher

Adriano ka filluar të mendojë për të ardhmen larg fushës së futbollit. Sulmuesi brazilian e ka nisur zejen e menaxherit.

Futbollisti i Corinthiansit e ka lansuar agjensionin ‘A10’, ku do të investojë para dhe imazhin e tij, për t’u marrë me futbollistë të rinj, por edhe me zhanre tjera, që kanë të bëjnë me artin. Njëjtë si ‘9ine’ i Ronaldos, ‘A10’ i Adrianos do ta përcjell zhvillimin e lojtarëve, këngëtarëve dhe artistëve në përgjithësi.

‘Klienti’ i tij i parë është një këngëtar: Diney Alves, i cili ka filluar të këndojë në festat që janë mbajtur nëpër shtëpi të ndryshme. Për këtë, Adriano do të mundohet ta bëjë të famshëm Alvesin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›