Affleck i kthehet pijes?

Ben Affleck ka frustruar gruan e tij, aktoren Jennifer Garner pasi që ai i është kthyer konsumimit të alkoolit.
Burime pranë çiftit të martuar të Hollywood’it kanë thënë se kjo ka shkaktuar një krizë te Ben – i cili ka pasur problem me alkoolin edhe në të kaluaren.
Bukuroshi i Hollywood’it (37) ka befasuar mysafirët e festivalit Sundance Film Festival në Utah kur është paraqitur me vodka në dorë bashkë me aktorin Tommy Lee Jones.
“Ben është ulura para tablosë së VIP’ve, ka marrë shishen e vodkës dhe e ka pirë të tërën”, ka thënë një dëshmitar i rastit për tabloidin amerikan “National Enquirer”.
Kjo për Garner – e cila ka dy vajza të vogla me Affleck – është e padurueshme dhe ajo ka urdhëruar burrin e saj që ta sqaroj këtë veprim të tij.
“Ai po sillet si një beqar”, tha burimi. “Jo më shumë se gjashtë muaj më parë Ben ishte një burrë perfekt. Por diçka e ka ndryshuar atë”, ka cituar burimi fjalët që ia ka thënë atij, Garner.